08:00-16:00
1800.899.900
Mirë se vini

Rreth Syn+Ergasia

Syn+Ergasia Jobs & Skills Fair është një iniciativë e përbashkët ndërmjet Ambasadës së Greqisë në Shqipëri dhe Bashkisë Tiranë, organizuar nga RedCloud.
Syn+Ergasia është një event i rëndësishëm, i fokusuar në zhvillimin e aftësive, trajnime, rrjetëzim e aspekte të tjera të rritjes profesionale, me objektiv kryesor forcimin e lidhjeve të bashkëpunimit midis Greqisë dhe Shqipërisë.
Në datat 15-16 Shkurt 2024, Syn+Ergasia rikthehet me edicionin e dytë në Pallatin e Kongreseve pas një edicioni të suksesshëm në vitin 2022, i cili i hapi rrugë shkëmbimit të eksperiencave dhe praktikave më të mira nga dy vendet Shqipëria dhe Greqia.

Tematikat

Tematikat

Vizioni për edicionin e dytë do të orientohet drejt tre sektorëve më të rëndësishëm:
- Agrokultura
- Turizmi
- Teknologji

Dedikuar tre shtyllave të edicionit të dytë, për secilin sektor do të zhvillohen trajnime dhe sesione të shumta të cilat do të përmbledhin tematikat kyçe si dhe problematika të cilat kërkojnë zgjidhje praktike emergjente për një target grup specifik për secilin sektor. Planet e targetuara për një audiencë specifike në secilin sektor, do të adresojnë çështje dhe komponent thelbësor në tregun shqiptar dhe atë grek. Tematikat do të zgjerohen në disa degë: agroturizëm, teknologjitë në bujqësi, arsimi profesional në hoteleri-turizëm dhe zhvillimet teknologjike në përgjithësi.

Syn+Ergasia

Pse duhet t'i bashkoheni Syn+Ergasia

Workshop dhe Seminare

Pjesëmarrja në të paktën një prej këtyre seminareve mund të përqendrojë përpjekjet tuaja për kërkimin e punës.

Të krijosh rrjet komunikimi

Panairi i punës dhe aftësive Syn+Ergasia është vendi i përsosur për të krijuar kontakte me njerëz të rinj që punojnë në industritë që dëshironi.

Mundësi punësimi

Syn+Ergasia gjithashtu mund t'ju prezantojë me opsione alternative të karrierës për të cilat mund të mos keni menduar më parë.

Partnerët






Organizatorë



Implementues



Ku & Kur?

15-16 Shkurt 2024
Pallati i Kongreseve

Shqip

English